Vetura e policisë tejkalon në vijë të plotë në magjistralen Prishtinë-Gjilan
Padyshim se janë të shpeshta rastet kur vozitësit shkelin rregullat e komunikacionit.
Por edhe më e parregullt bëhet situata kur kjo gjë bëhet nga pjesëtarë të institucioneve të shtetit.
Indeksonline ka siguruar një video e cila u realizua sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në dalje të Graçanicës e ku një veturë e Policisë së Kosovës bën tejkalim në vijë të plotë, madje me një shpejtësi mjaftë të rritur.
Duhet përkujtuar gjithashtu që kjo magjistrale është mjaft e rrezikshme, sidomos kur bëhen tejkalime të ngjashme me shpejtësi e në vi të plotë. Në këtë rast vozitësi në fjalë ka rrezikuar edhe pjesëtarët e tjerë të komunikacionit me këtë tejkalim./Indeksonline/