Isa Mustafa plot akuza Shpend Ahmetit, ia tregon një mesele të Profetit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot ka ngritur pati kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket rastit të furnizimit të shkollave me qumësht për nxënësit, ndërkohë që ky veprim ka habitur të parin e LDK-së, Isa Mustafa.
Madje, Mustafa ka ironizuar me rastin në fjalë duke treguar një ‘mesele’ të Profetit, transmeton Indeksonline.
“Profeti ka të drejtë të martohet me gratë e të tjerëve, por askush me të Profetit. Shkruante në Librin e Shenjtë. Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës, ka të drejtë të akuzoj të tjerët, por askush Shpendin. S’shkruan askund! Dikush do të më thoshte: lere se këto janë punë të tyre, ta thejnë qafën. Janë të tyre por janë edhe tonat!”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas tij, prej fushatës parazgjedhore e deri kah fundi i mandatit të parë të tij, Shpendi s’punoi asgjë por manipuloi opinionin me një makinë Audi C7, që ishte blerë për nevoja të Kryetarit, gjatë mandatit tim në Prishtinë.
“Një manipulant i pashoq! Unë, si bartës
funksioneve publike, nuk e padita Shpendin, sepse isha i detyruar tu besoj
organeve të drejtësisë.
Ndoshta Shpendi ka të drejtë ta padis njeriun e idealeve të tij, por ai do
duhej ta padiste edhe veten e tij, për të gjitha manipulimet përmes të cilave
erdhi në krye të Prishtinës dhe për shkeljet që i bëri si Kryetar i Prishtinës”,
ka shtuar tutje ai.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Njeriu i tij, që e paditi Shpendin për qumështin, është ai që ia kishin
instaluar mikrofonat dhe kamerat në trup, ia kishin montuar një takim me djalin
tim dhe akuzonin se ky i fudit i kishte premtuar punësime e tendere që ai të
kaloj në Forumin Rinor të LDK-së. Transmetuan gënjeshtrat e tyre në KTV një
ditë para heshtjes zgjedhore. Shpendit i konvenoi kjo, sepse shokët e tij të
idealit i ndihmuan të zgjedhet Kryetar me montime të rrejshme, të cilat i
konstatuan organet shetërore.
Gati katër vite, prej fushatës parazgjedhore e deri kah fundi i mandatit të
parë të tij, Shpendi s’punoi asgjë por manipuloi opinionin me një makinë Audi
C7, që ishte blerë për nevoja të Kryetarit, gjatë mandatit tim në Prishtinë.
Njëhërë thoshte se ishte e blinduar, pastaj se, jo e blinduar por, e shtrejtë,
se ai vozitet me autobus e jo me atë makinë. Sot askush nuk merret me atë se si
vozitet Shpendi.
Mbi katër vite trumbetoi me 72 dosje kundër meje dhe qeverisjes sime, që i
kishte dorëzuar në Prokurori të Shtetit. Edhe pse Prokuroria deklaroi se asnjë
nga ato raste nuk lidhet me mua dhe me emrin tim, gjithë kundërshtarët politik,
që i ndihmuan Shpendit të bëhet kryetar, më akuzonin për 72 dosje. Edhe kjo
përfundoi si gënjeshtër, por Shpendi mori lavdata se po e lufton krimin dhe
korrupsionin.
Një manipulant i pashoq!
Unë, si bartës funksioneve publike, nuk e padita Shpendin, sepse isha i
detyruar tu besoj organeve të drejtësisë.
Ndoshta Shpendi ka të drejtë ta padis njeriun e idealeve të tij, por ai do
duhej ta padiste edhe veten e tij, për të gjitha manipulimet përmes të cilave
erdhi në krye të Prishtinës dhe për shkeljet që i bëri si Kryetar i Prishtinës.
IM