Aeroporti jep informacion për udhëtarët: Përcjellni programin e fluturimeve
Zëdhënësja e aeroportit ‘Adem Jashari’, Valentina Gara ka thënë se të gjitha shërbimet do të ofrohen sipas programit të fluturimeve në ditët në vazhdim.
Ajo ka theksuar se meqenëse Shërbimet e Kontrollit Ajror kanë paralajmëruar grevë duke filluar nga 13 shkurti, udhëtarët duhet të përcjellin programin e fluturimeve e të kontaktojnë kompanitë ajrore, transmeton Indeksonline.
Postimi i saj i plotë:
Informacion nga Aeroporti “Adem Jashari”
Të gjitha shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të ofrohen sipas programit të fluturimeve, përgjatë 24 orëve në secilën ditë të javës.
Megjithëse Shërbimet e Kontrollit Ajror të Republikës së Kosovës kanë paralajmëruar grevë në intervale të ndryshme kohore duke filluar me 13 shkurt, udhëtarët duhet të përcjellin programin e fluturimeve e të kontaktojnë me kompanitë ajrore dhe kompanitë e organizimit të udhëtimeve./Indeksonline/