Vuçiq: Jam më i fuqishëm se Millosheviqi, kam ushtri dy herë më të fortë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka fuqi më të madhe në popull se ish-presidenti, Slobodan Milosheviq.
I ftuar në TV Pink, i pari i Serbisë ka folur për temat aktuale përfshirë presionin ndaj tij, zgjedhjet si dhe vendimet e tij për përmirësimin e standardit të jetës së serbëve.
“Nuk ndihem fajtor, ne nuk kishim asnjë përplasje prej kur unë jam në këtë vend. Unë eci lirshëm. Problemi është se flitet keq për Serbinë”, theksoi Vuçiq duke iu përgjigjur deklaratave të liderëve të tij.
Po ashtu, Vuçic ka vlerësuar se është më i fuqishëm se sa ish-presidenti i ndjerë, Sllobodan Millosheviq, në kohën e të cilit u bë lufta me Kosovën.
“Por, fuqia ime në popull është më e madhe se e Milosheviqit, fuqia në ushtri është dy herë më e madhe, pa e llogaritur numrin e ushtarëve”, u shpreh ai.