75 Mall Live Search
12:04 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shala: Çdo investitor që vije nga India, do të ketë lehtësira nga ne

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiane, Asif Iqbal, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit.

Në një postim në Facebook, Shala ka shkruar se ka siguruar Iqbal që çdo investitor që shpreh interes për të investuar kapitalin e tij në Kosovë, do të ketë të gjitha lehtësirat që i mundëson ligji, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Shalës:

Sot prita në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiane Asif Iqbal, që diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Delegacionin e Odës Ekonomike Indiane e informova për mundësit që ofron Kosova për investitorët e huaj dhe Ligji për Investime Strategjike që është duke u aplikuar tashmë dhe ka sjell efekte të jashtëzakonshme.

I sigurova që për çdo investitor që shpreh interes për ta investuar kapitalin e tij në Kosovë, do t’i ketë të gjitha lehtësirat që na i mundëson ligji. /Indeksonline/