Shoferi i pandërgjegjshëm parkohet keq, dëmton pemën
Shkeljet në trafik dhe parkimi vend e pa vend është bërë pjesë e përditshmërisë në qytetin e Prishtinës.
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, shohim se si një veturë në rrugën “B” të kryeqytetit po i dëmton pemët duke u parkuar në vendin jo të duhur.
E një gjë e tillë nuk është e rrallë, sidomos në pjesët më të frekuentuara të qytetit, e ku numri i parkingjeve nuk arrin të plotësojë nevojat e qytetarëve./Indeksonline/