Pamje nga aksidenti i rëndë në autostradën Shkup-Tetovë, ka viktima
Një autobus u aksidentua sonte në ora 17:00 në autostradën Shkup-Tetovë, nga i cili raportohet se kanë pësuar lëndime 20 persona, të cilët janë transportuar për në spitalin “8 shtatori” në Shkup.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i aksidentit, ku jozyrtarisht thuhet se janë gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.
Kalimtarët e rastit dhe qytetarët të cilët gjenden në vendngjarje janë mbledhur dhe po mundohen që të rrokullisin autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit.
Autobusi është rrokullisur në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë, pas pikë pagesës së parë.
Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës, me ç’rast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës. /Indeksonline/

