Shtatë të vdekur nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë
Policia dhe ekipet mjekësore tashmë kanë arritur të transportojnë drejt spitalit shumicën e të lënduarave në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë.
Sipas informatave jo zyrtare, nga ky aksident jetën kanë humbur shtatë persona dhe disa të tjerë janë ende në rrezik.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i aksidentit ndërsa pas pak gazetari ynë do të lajmërohet direkt nga vendi i ngjarjes.
Ndrysh, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë pas pikë pagesës së parë./Indeksonline/
