75 Mall Live Search
21:01 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rita Ora befason fansat e saj, ky është reagimi i tyre

Rita Ora është momentalisht një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe më të suksesshme në botë.

Ajo ka fansa të shumtë gjithandej, të cilët çdo ditë asaj i bëjnë dhurata e befasi.

Por, dhurata më e çmueshme për të sigurisht që do të ishte dëgjimi i këngëve të saj.

Ajo madje ka shpërndarë në llogaritë e saj sociale një video, ku shihen dy fansa të saj duke performuar këngën ‘Your song’, ndërsa thotë ajo lidhet ‘live’ me ta, të cilët befasohen.

Ndërsa artistja shkruan se është kaq e mahnitshme të dëgjosh coverat që adhuruesit i bëjnë./Indeksonline/