E reja zëvendëson kockën e krahut me metal, pasi kanceri i gjirit ia shkatërron atë
Një grua e re kishte hequr një kockë nga krahu i saj duke e zëvendësuar me metal dhe cimento për t’i dhënë asaj një shans luftimi kundër kancerit.
Ish-floktarja, Laura Hughes, 30 vjec, nga Norëich, pati kancer në gjirin e saj, kur ajo ishte vetëm 25 vjec në vitin 2014. E diagnostikuar me kancer të gjirit në fazën e tretë, ajo mori gjashtë raunde të kimioterapisë.
Pas përfundimit të trajtimit, zonja Hughes u përpoq të rriste ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit duke udhëtuar nëpër Islandë, në ndihmë të organizatës bamirëse CoppaFeel.

Udhëtimi ishte planifikuar për në gusht 2016, por – por kanceri u kthye dhe hëngri eshtrat e saj.
Që nga ajo kohë kocka e saj e krahur u hoq dhe u zëvendësua me një kockë metali dhe nga cimentoja.
Përkundër përjetimit të saj të vështirë, Laura mbetet optimiste dhe ka krijuar një blog për të ndarë përvojat e saj të jetesës me kancerin./Indeksonline/