75 Mall Live Search
07:55 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shkon në 14 numri i viktimave nga aksidenti, sot dhe nesër ditë zie në Maqedoni

Qeveria në mbledhjen e djeshme të jashtëzakonshme ka sjellë vendim që 14 dhe 15 shkurti të shpallen ditë zie, për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e djeshme në autostradën Shkup-Gostivar, në afërsi të fshatit Llaskarcë. Ndërkohë që raportohet se numri i viktimave është rritur dhe tani ka arritur në 14 persona.

“Një natë e vështirë, nuk kam fjalë për të shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave. Bashkë ndajmë dhimbjen. I mobilizuam të gjitha forcat, sonte Qeveria solli vendim me të cili në 14 dhe 15 shkurti shpallen ditë zie”, deklaroi Zaev.

“Intervenimet e të gjitha institucioneve ishin të shpejta, sonte për fat të keq jetën e kanë humbur 14 persona, 7 prej të cilëve në vendngjarje, 7 nëpër spitale ndërsa 37 janë hospitalizuar”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.