Hoti e quan plaçkë ndarjen e 500 mijë eurove për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti e ka quajtur plaçkë ndarjen e 500 mijë eurove për shënimin e përvjetorit të pavarësisë.
Ai ka bërë një krahasim me Qeverinë Mustafa sa i përket shpenzimeve, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i tij në facebook:
Dhjetë herë më shumë shpenzime për shënimin e
përvjetorit të pavarësisë. Si të quhet ndryshe veçse plaçkë.
Qeveria e PAN-it ndanë:
• 500,000 euro në 2019 (mbledhja 89 e Qeverisë e datës 12.02.2019)
• 600,000 euro në 2018 (vendimi 03/29, 13.02.2018)
Ndërkaq, në Qeverinë Mustafa janë ndarë:
• 70,000 euro në 2017 (vendimi 08/130,
08.02.2017)
• 70,000 euro në 2016 (vendimi 09/72, 29.01.2016)
• 50,000 euro në 2015 (vendimi 12/12, 05.02.2015)