Stoltenberg i gëzohet faktit që SHBA është kundër taksës
Jens Stoltenberg e ka përsëritur qëndrimin e tij se ka qenë dhe është kundër Ushtrisë së Kosovës. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka deklaruar se mendon edhe sot që votimi i ushtrisë ishte i gabuar.
Madje, në samitin e NATO-s, sekretari Stoltenberg ka deklaruar se ndihet mirë që edhe SHBA është kundër taksës.
“Taksa 100% nuk e ndihmon procesin. Këtë tani po e thotë edhe SHBA-ja dhe është e qartë një gjë e tillë” ka thënë Stoltenberg./Indeksonline/