E bukur dhe me shumë stil, kështu uron Dua Lipa ditën e Shën Valentinit
Sot në mbarë botën po shënohet dita e Shën Valentinit e njohur si dita e të dashuruarve.
E për këtë ditë nuk ka munguar as urimi nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkruan Indeksonline.

“Urime dita e të dashuruarve të dashurit e mijë” ka shkruar Dua.
E veshur në një kostum me ngjyrë rozë ajo dukej me shumë stil dhe elegante.

Kujtojmë që ditë më parë Dua bëri histori duke u bërë shqiptarja e parë që u shpërblye me çmimet ‘Grammy Awards’ duke rrëmbyer dy të tillë./Indeksonline/