75 Mall Live Search
18:39 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Bale rrezikon deri 12 ndeshje moslojë

Derbi i së shtunës së kaluar mes Realit dhe Atleticos duket se do të lëjë me pasoja skuadrën e Solarit.

Kjo sepse Gareth Bale rrezikon të ndëshkohet me 4 deri në 12 ndeshje pezullim, për shkak të gjestit të tij të ekzagjeruar dhe ofendues kundër tifozëeve të Atletikos në “Wanda Metropolitano”.

Sipas “ESPN”, uellsiani pritet ta paguajë shtrenjtë, pasi rregullorja në La Liga parashikon në raste të tilla skualifikim nga 4 në 12 ndeshje. Nervat dhe sharjet e tifozëve e kanë çuar Balen në një festim të golit që mund ta paguajë shumë rëndë.

Herë dëmtimet dhe herë skulifikimet nuk e lenë Balen të qetë që të gjejë formën e tij më të mirë te Reali. /IndeksOnline/