Inter nuk e vëren mungesën e Icardit, arrin të fitoi edhe pa të
Ekipi italian, Inter ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafirë kundër Rapid Vjena me rezultat në kuadër të ‘Evropa Ligës’.
Italianët mposhtën austriakët me rezultat 0:1, transmeton Indeksonline.
Në minutën e 39-të u akordua penalti për Interin, të cilën në gol e konkretizoi i riu, Lautaro Martinez.
‘Zi-kaltrit’ ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe me plotë meritë shënuan fitore. Vlen të thekësohet që italianët luajtën sot pa lojtarin e tyre më të mirë, Mauro Icardi i cili nuk ishte i përfshirë për këtë ndeshje.
Ndërsa për Rapid Vjena luajti edhe kosovari, Veton Berisha i cili luan për kombëtaren e Norvegjisë. /Indeksonline/