Haradinajn e presin mërgimtarët në Gjermani, ai thotë se Kosova u ka diçka borxh!
Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj pas takimeve të shumta që pati me politikanë të njohur botëror, ai gjeti kohë të pi një kafe edhe me shqiptarët që jetojnë në Gjermani.
Shefi i ekzekutivit ka rikujtuar se Kosova u ka borxh diasporës lehtësimin për zhvillim të bizneseve në vendin tonë.

“Diaspora i ka dhënë mbështetjen e pakursyer vendit në momentet më të rëndësishme të rezistencës, luftës dhe shtetndërtimit. Tani në përmbyllje të shumë proceseve që po kalon Kosova, roli i diasporës është i nevojshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit.
Diaspora duhet ta shoh Kosovën si vend ku mund të zhvillojnë biznese dhe të investojnë. Kosova ua ka borxh, andaj ju presim me zemër, si vëllezër e motra e si partnerë në zhvillim”, ka shkruar Haradinaj. /Indeksonline/
