Këto pamje janë dëshmi e krimeve serbe mbi civilët shqiptarë
Kosova është në prag të 11 vjetorit të pavaresisë së Kosovës. Xhiruesi Jusuf Rizvanolli-Cujka dhe gazetari Shaban Buza, kanë rrëfyer për herë të parë përjetimet e tyre në luftën e viteve 98-99.
Në kuadër të dokumentarit me titull “Ku ishin?” Në emisionin Udhëve në RTK, janë transmetuar edhe pamje ku shihet gjendja e mjerueshme e civilëve shqiptar në rajone të ndryshme të Kosovës, pamje këto të patransmetuara më herët.