75 Mall Live Search
11:15 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

A do të luaj Coman ndaj Liverpoolit? Vije konfirmimi nga Bayern Munchen

Bayern Munchen ka marrë sot analizat e testeve mjekësore pas lëndimit që pësoi mbrëmë Kingsley Coman. Skuadra bavareze ka arsye për të buzëqeshur pasi që lëndimi i yllit francez nuk është serioz.

Coman do të luaj ndaj Liverpoolit pasi testet mjekësore kanë treguar se bëhet fjalë për një shqetësim të lehtë dhe se futbollisti do të rikthehet nesër në stërvitje.

Coman është futbollisti më në formë i Bayern Munchen, gjë të cilën e konfirmoi edhe dy me dy golat e realizuar ndaj Augsburg./Indeksonline/