Genci dedikim për Enin, bënë tatuazh fytyrën e saj
Ata për një kohë të gjatë e mbajtën të fshehur lidhjen e tyre.
Por, këngëtari i njohur Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi ditë më parë kanë treguar se ata janë fejuar para pak muajsh, shkruan Indeksonline.

Madje për të dëshmuar dashurinë e tij nga Enit, Genci ka bërë tatuazh në dorë fytyrën e saj.
Ai këtë e ka treguar përmes një video të shkurtë të shkëputur nga emisioni ‘Xing me Ermalin’ të cilën e ka publikuar në ‘Instagram’.

Ndryshe, Genci dhe Eni kanë sjellur së bashku edhe bashkëpunime profesionale, ata së fundi sollën këngën ‘Harrove’./Indeksonline/