Hasani vazhdon të shkëlqej në Hungari
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani është duke kaluar formë të mirë në Hungari te ekipi Diósgyőr.
21 vjeçari që po kalon sezonin e dytë te kjo skuadër, asistoi të shtunën në fitoren 2-1 kundër Honved.
Hasani sivjet ka zhvilluar 20 ndeshje me Diosgyor duke shënuar 4 gola.
Për shkak të kësaj forme të mirë, trajneri Bernard Challandes pritet ta grumbulloj muajin e ardhshëm për ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës dhe kualifikuesen kundër Bullgarisë. /Indeksonline/