Pse e eliminuam Prishtinën nuk u bë nami, rrini më këmbë në tokë!
Trajneri i Trepçës 89, Sabit Osmani ka qenë kritik për futbollistët e tij pas humbjes 2-0 nga Ferizaji. Ai i ka dërguar një mesazh të fortë futbollistëve që duhet të qëndrojnë më këmbë në tokë.
“Realisht, tash nuk mundem me hy në mendjen e lojtarëve por pas fitores me Prishtinën u dukë që e nënçmuam Ferizajin. Fitore me meritë e Ferizajit. Lojtarët duhet me shku me këmbë në tokë, me një lojë nuk kryhet kampionati. Gjithmonë duhet me qenë konstantë. Çdo ndeshje për neve është finale. Futbolli luhet brenda fushës jo jashtë”
Trepça 89 pas kësaj disfatë ka rënë në zonën e barazhit me 22 pikë. /Indeksonline/