Ambasada Zvicerane uron për Pavarësinë e Kosovës
Urimeve të shumta për 11 vjetorin e Pavarësisë i është bashkangjitur edhe Ambasada Zvicerane në Kosovë.
Në ditën kur Kosova shënon 11 vite të lirisë, ata kanë shprehur një urim përmes faqes së tyre zyrtare në facebook.
“Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë”, kanë shkruar ata, teksa pranë postimit kanë bashkangjitur flamurin e Kosovës dhe atë të Zvicrës.