Solari justifikohet pas humbjes me Gironën “Na mungoi Modric”
Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari është arsyetuar në një mënyrë interesante pas humbjes shokuese kundër Gironës 2-1.
“Girona na krijoi probleme në pjesën e dytë sepse u rrit shumë në lojë. Nuk gjetëm ritmin dhe formën që patëm në pjesën e parë. Mungesa e Modriç ishte kyqe” deklaroi Solari.
Real Madridi pas kësaj humbje mbetet 9 pikë larg nga Barcelona që kryeson në La Liga. Më 2 mars, Real Madridi do të luaj El Clasicon ndaj Barcelonës në Santiago Bernabeu. /Indeksonline/