75 Mall Live Search
16:33 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Venezuela nuk lejon hyrjen e Eurodeputetëve

Shteti i Venezuelës nuk ka lejuar një grup të Eurodeputetëve të hyjë në territorin e saj gjatë ditës së diele.

Katër deputetët që po shkonin në Venezuel, kishin për t’u takuar me liderin opozitarë, Juan Guaido, transmeton Indeksonline.

Në një video që po qarkullon në Twitter dhe që është postuar po ashtu nga Guaido të Eurodeputetëve, shihet njëri nga ta duke thënë që pasaporta e tyre janë marrë dhe nuk i janë kthyer më.

Po ashtu ata thonë që nuk i është dhënë ndonjë arsye pse nuk i është lejuar hyrja.

Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza ka treguar që Eurodeputetëve i është treguar ditë më parë që nuk do t’i lejohet hyrja. /Indeksonline/