75 Mall Live Search
16:54 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Servisimi i automjeteve zyrtare, komunës së Pejës i kushton mbi 100 mijë euro!

Komuna e Pejës e cila udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri ditë më parë ka kurorëzuar kontratën e radhës me sh.p.k “Seferi Mont”, për servisimin e automjeteve zyrtare të SHCK-së në këtë komunë.

Kontrata në fjalë hynë në fuqi më datën 24 shkurt dhe përfundon më 23 shkurt të vitit 2022.

Vlera totale e indikative e kontratës është 123 mijë e 842.40 euro, transmeton Indeksonline.

Ndërsa vlera e parashikuar e kontratës është 124 mijë e 500 euro, nuk vlenë tavani plus/minus 30% në bazë Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ të prokurimit publik.

Çmimet e njësive do të jenë fikse dhe nuk do t’i nënshtrohen ndryshimeve për porositë e vendosura nën këtë kontratë publike kornizë.

Poashtu, pagesat do të bëhen në përputhje me Kushtet e Përgjithshme dhe të veçanta të kontratës. /Indeksonline/