75 Mall Live Search
19:15 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gili publikon projektin e ri ‘Susta’ në bashkëpunim me Burakun

Këngëtarja e mirënjohur, Gili ka publikon projektin e ri i cili ka ardhur në bashkëpunim me Buraku & Grupi Fama.

Kënga e re ka ardhur së bashku me videoklip dhe mban titullin ‘Susta’, shkruan Indeksonline.

Për tesktin dhe muzikën është kujdesur Ilir Berani ndërsa ka ardhur me orkestrim të Florent Boshnjakut.

Kujtojmë që ky është bashkëpunim i tyre i parë.

Përveç këngës dhe videoklipit të punuar në detaje, ishte edhe këngëtarja Gili e cila ka shkëlqyer me dukjen.

Sigurisht kjo këngën pritet të pëlqehet nga adhuruesit e dyshes./Indeksonline/