75 Mall Live Search
20:17 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

12 mijë euro fatura e rrymës në “Fadil Vokrri”

Kostoja e mirëmbajtjes së stadiumit “Fadil Vokrri” pas renovimit, arrinë shifër goxha të lartë. Aktualisht Federata e Futbollit të Kosovës është duke u përkujdesur për mirëmbajtjen e këtij objekti.

Sipas burimeve të Indeksonline, vetëm fatura e rrymës për një muaj ka shkuar deri në 12 mijë euro kur Kosova ka zhvilluar ndeshjet në Nations League.

Ndërsa gjatë dimrit kur nuk ka pasur aktivitete fatura e ka arritur deri në 6 mijë euro.

Në përgjithësi, duke llogaritur edhe mirëmbajtjen e aseteve tjera të stadiumit kostoja totale shkon deri në 20 mijë euro. /Indeksonline/