Marcelo gjithnjë e më afër Ronaldos te Juventus
Pa kurfar dyshimi edicioni i sivjetmë është më i dobëti i Marcelos te Real Madridi.
Mbrojtësi i majtë nuk është duke kaluar mirë në Madrid dhe po kërkon që të largohet në verë.
Mediumet spanjolle të martën kanë raportuar që Marcelo ka mbajtur takim me drejtorin gjeneral Jose Angel Sanchez për të definuar të ardhmen.
Kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe ka mundësi që në afatin e ardhshëm kalimtar, Marcelo të bashkohet me Cristiano Ronaldon te Real Madridi. /Indeksonline/