14:30 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Australia deklaron zyrtarisht zhdukjen e këtij brejtësi si pasojë e ndryshimeve klimatike

Australia ka deklaruar për zhdukjet e para  të kafshëve që janë ndikuar nga ndryshimi klimatik.

Qeveria autraliane ka bërë të ditur sot se si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga dora e njëriut,  i pari që është zhdukur është një bretjës i ngjashëm me miun, i quajtur miu Bramble Cay mozaik.

Habitati i vetëm i cili ishte në një ishull të vogël me rërë në Australinë veriore, nuk është parë në një dekadë.

Studiuesit nga Queensland thanë se zhdukja ishte “pothuajse e sigurt” për shkak të përmbytjes së përsëritur të oqeanit, në ishullin e ulët- gjatë dekadës së fundit, gjë që kishte rezultuar me një humbje dramatike të habitateve.

Ministria australiane e mjedisit të martën tha se kishte transferuar zyrtarisht kafshën në listën ‘e zhdukur’./Indeksonline/