RTK i jep 60 mijë euro për një emision muzikor!
Radio Televizioni i Kosovës ditë më parë ka kurorëzuar kontratën e radhës.

Kështu, transmetimi i emisioneve muzikore “Rrënjët tona”, ka kushtuar hiç më pak se 60 mijë euro, transmeton Indeksonline.
Ky projekt sipas njoftimit, ka për qëllim që të shpalos tek shikuesit vlerat tona kulturore- artistike.
Poashtu bëhet e ditur se zhanri i këtij emisioni kryesisht do të jetë muzikë folklorike e cila do të transmetohet në programet e RTK-së.
Kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj. /Indeksonline/
