75 Mall Live Search
08:40 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Simeone shpjegon gjestin që bëri, Chiellinin e quan “aktor”

Atletico Madrid mposhti Juventusin në “Wanda Metropolitano” me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Gjatë shënimit të golit, Diego Simeone nuk mundi ta përmbaj vetën me një festë të çmendur, shkruan Indeksonline.

Trajneri i Atleticos ka komentuar gjestin që bëri dhe gjithashtu ka dhënë versionin e tij për anulimin e golit.

GJESTI – “Ai gjest do të thotë se kemi b*le, të mëdha. E kam bërë edhe herë të tjera si lojtar. Nuk e kisha kundër skuadrës tjetër, por e bëra drejt tifozëve të mi, për të treguar se kemi forcë. Nuk është një gjest i bukur, e pranoj, por e ndjeva për ta bërë. Kërkoj ndjesë nëse dikush është ndjerë i fyer, por e bëra nga zemra.”

FITORJA – “Në futboll mund të fitosh, por gjithmonë do të mbash mend ato kur luan në një skuadër kompetitive, kjo është gjëja më e shëndetshme për një futbollist. E dimë se po përballemi me një skuadër të madhe, dhe e dimë që do vuajmë në Torino.”

VAR – “Të shpresojmë që të jetë i drejtë dhe i mirë për lojën, por unë jam i sigurt se dikush 1.87 i gjatë, dhe me aq shumë kile, nuk bie në atë mënyrë. Po të ishte e kundërta, ne nuk do na jepej penallti. Por, performancë e bukur nga Chiellini gjatë hedhjes.” /IndeksOnline/