Këta janë gjyqtarët që do ndajnë drejtësinë në xhiron e 19-të në Superligë
Ditën e sotme është bërë delegimi i gjyqtarëve për ndeshjet e xhiros 19 të Ipko Superligës.
Derbin ndërmjet Feronikelit dhe Llapit do e drejtojë Dardan Çaka me asistentët, Granit Hyseni dhe Benon Këpuska.
Në ballafaqimin e rivalëve të moçëm, Prishtina – Liria është deleguar Ilir Mehmeti.
Alban Shala e ndanë drejtësinë në takimin Trepça ’89 – Drita, kurse Genc Nuza në sfidën Drenica – Ferizaj.
