Bërnabiq dhe e dashura e saj bëhen me djalë, Vuçiq iu del në mbrojtje
Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka uruar kryeministren Ana Bërnabiq dhe partneren e saj Milica Gjurgjiq për lindjen e djalit të tyre.
Në urimin e tij, Vuçiq ka drejtuar gishtin edhe për një pjesë të opinionit të cilët janë tallur me këtë gjë.
“Përgëzoj Anën e Milicën që Igori është gjallë, i shëndoshë dhe dëshiroj që të jetë me shëndet, i mençur dhe i suksesshëm. Fakti se ata i pengojnë edhe fëmijët, flet vetiu”, citojnë medie serbe të ketë thënë Vuçiqi.
Duke folur për komentet rreth kësaj ngjarjeje, ai ka ka thënë se bëhet fjalë për shtresën më të keqe shoqërore në rrjetet sociale dhe për elitën e rremë politike.
Partnjerja e Bërnabiq mbrëmë ka lindur djalin Igor në Beograd dhe ka qenë një lajm që ka bërë bujë në shumë media botërore.
