75 Mall Live Search
13:17 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gazidis konfirmon dy nënshkrime të reja për Milanin

Calciomercato raporton se AC Milan ka konfirmuar sot një nënshkrim të dyfishtë.

Nënshkrimet e reja nuk janë lojtarë për skuadrën e Gattusos, por janë udhëheqës për të ardhurat e skuadrës italiane.

Ivan Gazidis është CEO në menaxhimin e Milanit , ndërsa ardhjet e reja janë Casper Stylsvig dhe James Murray, të cilët kanë qenë menaxhues të Arsenalit respektivisht Fulhamit.

Kjo është deklarata e Gazidis: “Në emer të Bordit dhe të gjithë komunitetit rossoner, ne mirëpresim James dhe Casper, të cilët i njohim ata si udhëheqës të vërtetë me një nivel të lartë të aftësive dhe me njohuri të thella të sistemit të futbollit. Së bashku me skuadrën tonë ne do ta ndihmojmë Milanin të arrij vendin ku e meriton”. /Indeksonline/