75 Mall Live Search
13:20 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Milan pas yllit të Sporting Lisbonës

Mediat italiane raportojnë se skuadra italiane Milan, është e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes.

Lojtari portugez ka një klauzolë blerje prej 100 milionë eurosh në kontratën e tij të tanishme, por drejtuesit e Milanit janë duke përgatitur fillimisht një ofertë prej 30 milionë euro.

Fernandes është duke lënë përshtypje pozite Sporting, ku regjistron 11 gola dhe asistime në 21 ndeshje. /IndeksOnline/