Majlinda e pandalshme, kalon në çerekfinale
Majlinda Kelmendi ka triumfuar edhe në duelin e dytë të Grand Slamit në Dyseldorf.
Pasi kaloi rrethin e parë pa duel, Kelmendi mposhti xhudisten nga Gjermania, Verena Thumm në rrethin e dytë, për të kaluar në fazën tjetër ku do të ndeshej me kundërshtaren nga Brazili, Eleudis Valentim.
Pejania nuk pati shumë probleme edhe kundër Valentimit, të cilën e eleminoi për të siguruar rrethin e katërt të kompeticionit.
Kujtojmë se në Grand Slamin e Dyseldorfit marrin pjesë 683 garues nga 97 shtete.