75 Mall Live Search
17:34 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Turqit me pritje madhështore për Haradinajn, ai u thotë “Teşekkürler”

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka qëndruar në komunën e Mamushës.

Kjo qytezë, e banuar me shumicë turke, ka mirëpritur në një mënyrë të veçantë shefin e ekzekutivit.

“Faleminderit për pritjen e ngrohtë, qytetarë të dashur të Mamushës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”, shkruan Indeksonline

Ndërsa, Haradinaj takim pune ka zhvilluar edhe me kryetarin e Mamushës, Abdulhadi Krasniq, me të cilin bashkëbiseduan për mundësitë e mbështetjes së projekteve zhvillimore të kësaj komune me shumicë turke në Kosovë.

“Financat lokale u janë përshtatur komunave të vogla që të përfitojnë më shumë, nga të cilat për Mamushën nga dy milionë për vitin 2019, rreth gjysmë milioni janë dedikuar për investime kapitale. Kënaqësi e veçantë të shihja nga afër sidomos punën e njerëzve të vyer të Mamushës, ku po zhvillohet një bujqësi intensive”, ka shkruar ai. /Indeksonline/