Ardian Bujupi sjellë versionin remix të ‘Cika Cika’ me këngëtarin nga Puerto Rica
Kënga ‘Cika Cika’ e Ardian Bujupit dhe Xhensilas ishte ndër hitet më të mëdha vitin e kaluar. Ajo tashmë numëron 75 milionë klikime në Youtube dhe është dëgjuar anembanë botës.
Kjo këngë tashmë ka edhe versionin remix. Ardian Bujupi me këngëtarin e njohur nga Puerto Rica, Farruko kanë publikuar remixin e ‘Cika Cika’, transmeton Indeksonline.
Për këtë është shprehur e lumtur këngëtarja, Xhensila Myrtezaj e cila e ka shpërndarë këngën në profilin e saj zyrtar në Instagram.
Jam shum e lumtur qe projekti “cika cika” tani ka kaluar kufinjte e Shqiptarise. I uroj shume suksese @ardianbujupi dhe Sony Music. Falenderuese dhe mirenjohse per ftesen qe me bene ne te dyja rastet” u shprehë këngëtarja. /Indeksonline/