75 Mall Live Search
08:30 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mourinho do të jetë komentator i El Clasicos

Jose Mourinho do të jetë komentator i El Clasicos që zhvillohet javën e ardhshme.

Trajneri portugez do të jetë në studion televizive të Bein Sport ku bashkë me komentatorin arab do të komentojnë sfidën Real Madrid-Barcelona.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë që Mourinho do të jetë në këtë pozicion, pas sfidës Chelsea-Arsenal.

Raportohet se komentimi i kësaj ndeshje do t’i mbushë xhepat goxhat mirë financiarisht për portugezin./Indeksonline./