Formacionet zyrtare të ndeshjes Sevilla-Barcelona, rikthehet Umtiti
Nga ora 16:15 do të zhvillohet derbi i ligës spanjolles mes Sevillës dhe Barcelonës. 
 Te dy trajnerët kanë publikuar 11-shet startuese, transmeton Indeksonline. 
 Ekipit të Barcelonës në formacionin startues i rikthehet mbrojtësi francez, Samuel Umtiti, por në fazën ofanzive mungon Dembele. 
 Përkundër formës së dobët, Luis Suarez përsëri është në formacionin startues./Indeksonline/  



