Haradinaj: Aplikimi i serbëve për ushtarë të Kosovës, dëshmi që shantazhit nga Beogradi po i vjen fundi
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mirëpritur faktin se mbi 40 serbë kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se kjo dëshmon që shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi tanimë po i vije fundi, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi. /Indeksonline/