75 Mall Live Search
15:59 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Babai vdiq me dy djemtë në aksidentin në Prizren, mosha dhe inicialet e tyre

Sot ndodhi një aksident komunikacioni në aksin rrugor Prizren-Zhur, ku mbetën të vdekur tre persona. 

Indeksonline mëson se tre të vdekurit ishin babai me dy djemtë e tij.

Kështu, në aksident mbetën të vdekur babai R. Sope 50 vjeç, djemtë B. Sope 24 vjeç , dhe L. Sope 22 vjeç.

Aksidentin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zyrtari për Informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi. Sipas tij, aksidenti tragjik kishte ndodhur mes një kamioni dhe një veture të llojit “Golf”. /Indeksonline/