75 Mall Live Search
17:24 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa përshkruan natën e ‘Brit Awards’ dhe takimin me këngëtaren e njohur

Dua Lipa ka nisur mbar vitin 2019 duke fituar dy çmime ‘Grammy’ dhe një në ‘Brit Aëards’.

Këngëtarja shqiptare ka deklaruar se e gjithë kjo ende i duket si një ëndërr dhe e ka të vështirë ta besoj që ka ndodhur, shkruan Indeksonline.

Në një postim të radhës që ka bërë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ Dua me një paragraf ka përshkruar mbrëmjen e ndarjes së çmimeve ‘Brit Awards’ që u mbajt në Londër.

 “Kam takuar heroin tim, fitova një Brits, jam argëtuar me familjen time deri në orët e para të mëngjesit, një natë e mrekullueshme në Brits” ka shkruar Dua në imazhet e publikuara./Indeksonline/