Aktorja e njohur anulon turneun, kjo është arsyeja!
Aktorja dhe humoristja e njohur, Amy Schumer ka anuluar turneun e saj botëror.
Aktorja e cila është në pritje për tu bërë nënë ka treguar se komplikimi i shtatzënisë ka bërë që ajo të marr një vendim të tillë, shkruan Indeksonline.

37 vjeçarja përmes një statusi në ‘Instagram’ ka dhënë edhe shpjegimin për anulimin e pjesë së mbetur të turneut.

“Për shkak të disa komplikimeve, nuk mund të jem pjesë e turneut tim. Fëmija dhe unë jemi mirë dhe çdo gjë duket mirë, por jam në tremujorin tim dhe kam ende të përziera gjatë gjithë kohës dhe të vjella, doja ta shtyja turneun dhe ta planifikoja për herën tjetër sepse nuk dua që fansat e mi të presin. Por para se gjithash duhet të mendoj për shëndetin tim dhe të fëmijës. Ju dua shumë”, ka shkruar ajo.
Schumer njoftoj në tetor se ajo dhe bashkëshorti i saj, Chris Fischer janë në pritje të fëmijës së tyre të parë./Indeksonline/