“Mundo Deportivo”: Barça e gatshme të shpenzojë 130 milionë për dy lojtarët e Atleticos
Barcelona duket se është e pandalshme në rrafshin e përforcimeve. Pas blerjes së holandezit De Jong nga Ajaxi në afatin kalimtar të janarit, klubi katalanas është gati të rrëmbejë dhe dy lojtarë të Atletico Madridit.
Sipas “El Mundo Deportivo”, katalonasit janë gati të japin 130 milionë euro për dyshen Koke, Felipe Luis. Do të ishte një operacion tepër i vështirë, pasi skuadra madrilene nuk i lëshon shumë lehtë lojtarët.
Vlera që pretendohet të paguhet nga ana e katalanasve është 130 milionë euro dhe padyshim pjesa më e madhe e parave, shkon për Koken, i cili është një nga shtyllat e skuadrës së Simeones.