75 Mall Live Search
22:12 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Hajni në Prishtinë vjedh pako me duhan në pikë të ditës

Rastet e vjedhjeve nëpër shitore, biznese e shtëpi, kohëve të fundit janë shtuar dukshëm në të gjitha qytetet e Kosovës.

Një rast i tillë ka ndodh edhe sot në një shitore në rrugën “Muharrem Fejza”, te Lagjja e Spitalit në Prishtinë.

Në një video të siguruar nga Indeksonline, shihet se si sot një person me kapele në kokë rreth orës 12:35 hyn në këtë shitore, me qëllim jo të mirë.

Ai posa hyn brenda përshëndet shitësen, merr katër pako me cigare Marlboro dhe bëhet kinse po i vendos ato në një qese ku nuk e shihte shitësja.

Pastaj, merr edhe disa produkte tjera nëpër shitore dhe shitësja i bën gati llogarinë, duke i treguar sa kushtojnë.

Për një moment, ai shfrytëzoi rastin dhe pa e parë askush merr pakot me cigare e i vendos brenda xhepit të jaknes së tij.

Pastaj, sipas dëshmitarëve, ai niset të dal jashtë, derisa i thotë shitëses se vetëm do të marr gruan dhe do të kthehet për të marr produktet e vendosura në qese.

Kështu, ai me pakot e cigareve ecën dhe nuk kthehet më për të marr ato gjëra që la.

Raportohet se personi në fjalë nuk e dinte që në shitore ka kamera, prandaj edhe bëri këtë veprim. Po ashtu thuhet se nuk është hera e parë që ky njeri bën këso veprime nëpër shitore. /Indeksonline/