75 Mall Live Search
22:59 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vazhdon “mallkimi” te Bayern, Coman në dyshim për Liverpoolin

Kingsley Coman vijon të jetë një shqetësim më vetë për trajnerin Niko Kovac dhe Bayern Munchen. Sulmuesi u aktivizua sot në sfidën ndaj Hertha Berlin në vend të Franck Ribery dhe u zëvendësua pas 8 minutash që u hodh në fushë.

Coman vuan nga një dëmtim në kofshë dhe u largua menjëherë për në dhomat e zhveshjes, teksa në fund të ndeshjes trajneri Kovac tha: “Ai ndjeu diçka në muskuj. Nuk kemi ende informacion, por nëse diçka e madhe ndodh me Coman ai do humbasë ndeshjen kundër Liverpool. Shpresoj që të mos jetë një gjë serioze”.

Francezi vijon të ketë probleme me dëmtimet pasi më parë ka qenë për disa muaj jashtë fushe. Madje ai ka deklaruar se nëse vijon të dëmtohet sërish do tërhiqet nga futbolli edhe pse është 22 vjeç.