75 Mall Live Search
09:55 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Me largimin e Valës si sponzor, ikën edhe Agron Mustafa nga KE i FFK-së

Në maj të vitit 2016 kompania telefonike Vala ishte bërë sponzor gjeneral i FFK-së dhe përfaqësueses së Kosovës.

Më pas ish presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri kishte marrë si anëtar të komitetit ekzekutiv, drejtorin e asajkohe të Valës, Agron Mustafën.

Megjithatë presidenti i Federatës, Agim Ademi ka njoftuar që Mustafa nuk është më pjesë e Komitetit Ekzekutiv.

“Ai ka ardh nga aspekti i sponzorit pasi që ka pas një vendim. Në momentin kur ne kemi shkëput kontratën edhe ai është largu. Bazë deleguse e tij ka qenë ajo pjesë. Sponzorizimi (I Valës) ka qenë jo i vogël dhe kjo ka qenë mënyra më e mirë (që ai) të sheh se kah po shkon ky sponzorizim” deklaroi Ademi. /Indeksonline/