Arsenali mposht Southamptonin, rikthehet në vendin e katërt
Arsenali ka mposhtur Southamptonin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 27-të të Premierligës.
Golat për skuadrën e Emery i shënuan Lacazette në minutën e 6-të dhe Mkhitaryan në minutën e 17-të.
Me këtë fitore, Arsenali rikthehet në vendin e katër me 53 pikë, një më shumë se Manchester United që barazoi në derbin kundër Liverpool. /IndeksOnline/